TIRANE- Deputeti socialist Taulant Balla ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Bashës që e cilësoi një “projekt mafioz” vettingun. Duke ironizuar, Balla tha se Basha nuk është mirë nga mendja që e quan BE dhe SHBA organizatë mafioze.

STATUSI I BALLËS:
“Mos u terhiqni nga vettingu, po doni te behet Shqiperia”, me tha nje xhaxha sot ne Librazhd. Tani degjova se Lulzim Basha paska thënë se “projekti i vettingut është projekt mafioz”. Sipas Lulzimit, SHBA dhe BE qenkan dy organizata mafioze, sepse kane mbeshtetur kete projekt.
Lulzim te ruajt Perendia mendjen!
Vetingun vetem mund ta vonosh edhe ca dite, por harroje se mund ta bllokosh.

Më herët kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi nga çadra se “projekti i vettingut është një projekt mafioz, ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: