Nga Kampi i Forumit Rinor Socialist në Jalë, drejtuesi politik i Qarkut të Beratit për PS-në, Blendi Klosi, paralajmëroi nisjen e një proteste para Bashkisë së Kuçovës të drejtuar nga LSI.

Klosi iu premtoi të rinjve se do bëhet mbështetës i protestës së tyre për mungesën e terreneve sportive. “Do të organizojmë një lojë proteste në rrugë, ku unë do jem një nga ju në atë lojē proteste, për të tërhequr vemendjen dhe rritur ndërgjegjësimin se terrenet sportive nuk janë kērkesa luksi të të rinjve” – deklaroi Klosi në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga një sportiste e re, e skuadrës së volejbollit të Kuçovēs.

Deputeti i PS deklaroi se do jetë në krahë të tyre në çdo aksion që ka në qëndër, kërkesat e të rinjve për rritjen e cilësisë së jetës. “Nuk i kushton asgjë kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Skrapar apo Berat, të ngrenë shërbime për të rinjtë”- deklaroi Klosi, pas përgëzimit dhe falenderimit të të rinjve të FRESSH, pēr mbështetjen që i dhanë fushatës së PS në qarkun e Beratit dhe gjithë Shqipërinë.
67cb8c23-7018-4409-b1e4-2d50caa8507b
Klosi deklaroi se pas fitores në 25 qershor, Partia Socialiste do të rimarrë në zgjedhjet lokale edhe drejtimin e bashkive të këtij qarku, ku nga 5 të tilla, 3 bashkitë e rëndësishme të qarkut, Berati, Kuçova dhe Skrapari, nuk drejtohen nga Partia Socialiste. “Me marrjen edhe të drejtimit të këtyre tre bashkive, do të rrisim mundēsinë e rritjes së shërbimit për të rinjtë dhe për çdo qytetar të këtyre njësive” – deklaroi Klosi, përpara të rinjve.

“Ne në Berat patëm realisht një rezultat pozitiv. Ne në Berat morrëm katër mandate nga shtatë. Unë mendoj se kjo padyshim është një shifër shumë e mirë. Por, rezultati më i mirë që ne patëm në Berat është padyshim që ne i dhamë dashuri fushatës.Ne arritëm që të krijonim një ekip, ku brezat u lidhën shumë mirë me njëri tjetrin. Unë do doja të falenderoja realisht të pestë kryetarët e FRESSH-it të bashkive të Qarkut Berat. Unë jam shumë i kënaqur dhe nuk kam asnjë lloj vërejtje, por ama të gjitha strukturat e FRESSH-it të vazhdojnë të bashkëpunojnë për garën e ardhshme elektorale”, – përfundoi Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: