Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar një foto të vjetër, ku sipas tij xhaxhai i Sali Berishës (në rreth të kuq) është në krah të diktatorit komunist, Enver Hoxha. Sipas Ndreut, kjo është “prova” që vërteton se lidhja e Sali Berishës me Enver Hoxhën nuk është rastësore por gjenetike.

“Ky qe shihni ne foto me rreth ne te majte te fotos eshte Zeqir Halili, xhaxhai i Sali Berishes ! Lidhja me Enver Hoxhen dhe Partine e Punes nuk eshte rastesore, por genetike qe i ka rrenjet te paraardhesit e Saliut tone. Ja nje fakt tjeter i “antikomunistit” tone famemadh !”- shkruan Ndreu në Facebook.
Untitled
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb