MAQEDONI- Deputeti i LSDM-së Hari Lokvenec, ka rrëfyer për portalin brif.mk se si kolegu i tij nga BDI-ja Artan Grubi ia ka shpëtuar jetën atij dhe kolegut socialdemokrat Stefan Bogoev deputeti maqedonas Lokvenec ishte një nga ata që u rrahën gjatë dhunës së huliganëve nacionalistë të enjten në Kuvendin e Maqedonisë, Grubi bashkë me disa nga sigurimi i Kuvendit, sipas Lokvenecit, e ka çarë rrugën nëpër turmën e tërbuar deri te njëra nga zyrat e deputetëve, ku kanë gjetur strehim.
“Ishte tmerr, dukej qartë se janë të stërvitur, profesionistë, zyrtarë ose kriminelë në njërën anë dhe narkomanë dhe të moshuar me probleme të dukshme mentale. I vetmi mendim dhe dilemë ishte se a është dhënë komandë për 5-6 shuplaka të fuqishme, apo për 5-6 deputetë të vrarë”, u shpreh deputeti i LSDM-së Hari Lokvenec.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb