TIRANË- Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka qenë sot e ftuara e “Këndit të ekselencës” në emisionin “Vila 24” në “News24” ku përveç jetës personale ka folur edhe për situatën politike.

Tabaku tha se është kundër revolucioneve dhe rrëzimit të qeverisë me forcë por sipas saj protesta e opozitës dhe ngritja e çadrës në bulevard erdhi pasi opozita u la jashtë vendimmarrjes dhe kërkesat e saj nuk u morën parasysh nga maxhoranca.
jorida-tabaku-ok-
“Nuk kam qenë ndonjëherë për ndonjë revolucion që të marrim armët dhe të rrëzojmë qeverinë me forcë. Unë kam qenë në Dibër për zgjedhjet dhe ka parë një situatë shqetësuese. Kur shikon kriminelë në parlament, kur droga është bërë më se e zakonshme… sigurisht që nuk kam qenë për një lloj proteste të ekzagjeruar por kur nuk merret asgjë parasysh, vihet në këtë protestë. Si mund të qëndrojë zoti Rama në krye të qeverisë kur ka 19 kriminelë në parlament?”, – deklaroi Tabaku.

Mandej deputetja e PD-së tha se qëllimi i opozitës nuk është pushteti por qeverisja më e mirë e vendit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb