TIRANË- Deputetja demokrate, Jorida Tabaku bëhet nënë për herë të parë me dy vajza binjake. Një ogur i mirë për deputeten e ëmbël të parlamentit shqiptar, e cila kandidon për një mandat tjetër në Tiranë.

Megjithëse në muajt e fundit të shtatzënisë, Tabaku ka marrë pjesë aktivisht në politikë deri në ditët e fundit,

Madje pritja e ëmbël dhe barku i rrumbullakosur nuk e pengoi Joridën të bëhej pjesë e “çadrës së lirisë” duke marrë pjesë në protestën 3-mujore të opozitës.

Jorida Tabaku

Tabaku është martuar me profesorin e Ekonomisë, Saimir Sallaku. Ardhja në jetë e dy binjakeve ka gëzuar jo vetëm dy prindërit e rinj, por edhe të afërmit dhe miqtë e tyre. Nëna dhe 2 vajzat janë mirë dhe po shijojnë momentet e bukura me njëra-tjetrën. “BalkanWeb” mëson se çifti i ka quajtur 2 vajzat, Arba dhe Iris.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: