TIRANE- Deputetja e PDIU­-së, Mesila Doda, e ka cilësuar marrëveshjen Rama-Basha si “një treg kinez”. Në emisionin “Opinion”, Doda është shprehur se kreu i mazhorancës dhe ai i opozitës u ulën bashkë për të bërë të mundur që të mos futeshin në zgjedhje me koalicione.

“Të gjithë ata që kishin me merak tregun çam e patë tregun kinez kësaj radhe. Ata u ulën bashkë sepse nuk donin që të kishin koalicione. Kjo u kuptua sepse çdo koalicion i ri që do të linde do të shkonte vetëm në zgjedhje”, u shpreh deputetja e PDIU.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: