Në orën 12:30, si asnjëherë tjetër në histori luhet derbi më i fortë i botës, Inter vs Milan. Pak minuta para fillimit të takimit, trajnerët e të dyjave ekipeve kanë zbardhur formacionet zyrtare.
Në fushë, Stafano Pioli ka vendosur të hedhë: Handanovic, Medel, Miranda, Nagatomo, D’Ambrosio, Gagliardini, Kondogbia, Joao Mario, Candreva, Perisic, Icardi.
Ndërsa trajneri i Milanit, Vincenzo Montella do zbresë në fushë këtë 11-she: Donnarumma; Calabria, Zapata, Romagnoli, De Sciglio; Kucka, Sosa, Mati Fernandez; Suso, Bacca, Deulofeu.
(e.k/BalkanWeb)