Sulejman Mema është një figurë që personifikon më së miri ngjyrat bardheblu të ekipit të Tiranës. Padyshim që ai mund të cilësohet si një legjendë dhe për këtë arsyet janë të shumta.

Mema ka qenë dhe mbetet një nga lojtarët më të mëdhenj që kryeqytetasit kanë patur në gjirin e tyre, por kontributi i tij për klubin asnjëherë nuk është ndalur. Prej vitesh ai drejton tek moshat e Tiranës nga ku dukshëm është bërë një punë e mirë pasi mjaft lojtarë të rinj kanë mbërritur tek ekipi i parë.

Nesër luhet derbi dhe për një figurë si Sulejman Mema do të thotë shumë. Në një intervistë për “supersport”, ai nuk ka mundur t’i fshehë emocionet kur është pyetur në lidhje me braktisjen që tifozët i kanë bërë klubit.

“Vilma ju jeni të ri dhe ndoshta nuk e kuptoni…”, ishin fjalët e Memës i cili ndërpreu në mes intervistën, dukshëm i mallëngjyer, për t’u kthyer vetëm më vonë, kur kishte hequr nga supet peshën e rëndë të emocioneve, duke ftuar tifozët bardheblu të ishin të pranishëm “në momentin më të vështirë të Tiranës”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb