TIRANE -Në qoftë se shihni femrat indiane në televizor flokët e tyre duken mjaft të shëndetshëm, të gjatë dhe plot jetë.

Keni menduar ndonjëherë çfarë u bëjnë ato flokëve? Më poshtë do të gjeni disa mënyra se si mund të keni edhe ju flokët e ëndërruara nga të gjitha femrat.

Provoni maskën me vezë dhe konjak
Vezët janë plot me proteina, ndërsa konjaku përmban përbërësit taninë që ndihmojnë në rritjen e flokëve dhe i bëjnë më voluminoze.
Merrni 2 vezë dhe një gotë konjak.
I përzieni ingredientët me një lugë, pastaj e aplikoni maskën tek rrënjët e flokëve.
Shtoni vaj ulliri nëse doni ta aplikoni maskën në të gjithë gjatësinë e flokëve.
I lani flokët me uthull molle
Mjafton që ta aplikoni këtë trajtim disa herë në një muaj. Uthulla e mollës aktivizon folikulat e flokëve.
Lani flokët
Përdoreni uthullën e mollës në vend të zbutësit për flokë

Shpëlajeni kokën me ujë të ftohtë në fund të dushit
Provoni ta bëni këtë rutinë të larjes. Uji i ftohtë mbyll poret dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, që nga ana tjetër çon në rritjen e shpejt të flokëve. Në këtë rast flokët do të duken edhe më të shndritshëm.
I lani flokët si zakonisht
Pasi të përdorni zbutësin ose një maskë të caktuar, i shpëlani flokët me ujë të ftohtë.
Aloe vera
Keni vazo me aloe vera në shtëpi? Është koha t’i vini në përdorim për mirë. Lëngu i aloe verës stimulon rritjen e flokëve dhe është i dobishëm për kujdesin ndaj skalpit të kokës.
Prisni pak gjethe aloe vera.
I ndani ato në gjysmë dhe shtrydhni lëngun.
Aplikojeni lëngun në rrënjët e flokëve dhe masazhoni me kujdes sklapin për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe mundësuar absorbimin më të mirë të lëndëve ushqyese të aloe verës.
Mbajeni maskën për të paktën 2 orë. Nëse doni mund ta mbani edhe gjatë gjithë natës.
Përdorni vajra esencialë
Vaji i bajames, livandës, rozmarinës dhe trumzës i sigurojnë skalpit të kokës një sërë vitaminash dhe përbërësish bimorë.
I përzieni vajrat e përmendura me sipër të gjitha së bashku ose i shtoni tek maska me vaj kokosi.
Aplikojeni maskën tek rrënjët e flokëve. Prisni për 2-3 orë.
Në fund i lani flokët dy herë me shampon e zakonshme, në mënyrë që të hiqni mirë maskën me vajra.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb