TIRANË- Kur kanë kaluar 16 orë nga ekzekutimi mafioz i komisarit Artan Cuku pak metra larg banesës së tij, “BalkanWeb” dëshminë e parë në polici që mund të çojë në identifikimin e autorëve. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se administratori i pallatit ku jetonte ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Cuku ka deklaruar se ka parë një djalë të ri para vrasjes.

“Para se të ndodhte ngjarja kam parë një djalë të ri te shkallët. Ishte elegant i veshur me të zeza dhe me kasketë (kapele) në kokë. E pashë që po qëndronte aty dhe e pyeta se çfarë kërkonte. Ishte me telefon në dorë dhe ishte duke shkruar dhe e mbante kokën poshtë. Me tha po pres të më sjellin çelësin. Nuk munda ta shoh në fytyrë. Më pas unë u largova. Pas disa minutash dëgjova të shtëna dje mora vesh çfarë kishte ndodhur”, ka thënë administratori i pallatit në polici, raporton “BalkanWeb”.

Për zbardhjen e ngjarjes, policia e Tiranës ka angazhuar efektivët dhe specialistët më të mirë, ndërsa ka vënë edhe 3 mln lekë shpërblim për ata që japin informacione të vlefshme.

Administratori i pallatit ka deklaruar gjithashtu se ish-zyrtarin e policisë, Artan Cuku e njihte prej 2 vitesh.

“Të ndjerin e njoh prej 2 vitesh kur ka nisur të banojë në pallatin që administroj”, ka thënë ai për grupin hetimor.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 ndërsa Cuku po ngjitej në banesën e tij. Ai u vra pa mbërritur tek ashensori dhe sipas policisë është qëlluar me dy armë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb