NGA: Klodiana Haxhiaj
Akuza dhe kundërakuza mes palëve. Nga njëra anë prindërit e një 20-vjeçari kryqëzojnë nusen e tij 19 vjeçe, dhe nga ana tjetër kjo e fundit kryqëzon vjehrrën dhe vjehrrin. As më pak dhe as më shumë kjo është “fytyra” e ditës e shumicës së familjeve shqiptare ku drama merr shtysë prej varfërisë. Pak ditë pas arrestimit të së resë nga Dibra, Elda Tanushi, e cila tentoi të vriste vjehrrën 42 vjeçe duke i hedhur helm insektesh në gotën e kosit, zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Milaq të Shijakut. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit, dje bënë me dije për “Gazeta Shqiptare”, se nusja e familjes Stafa ka deklaruar se ngacmohej seksualisht nga vjehrri i saj, Eduart Stafa. Kjo dëshmi ka shokuar edhe inspektorët e krimeve të rënda.

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje, Tanushi ka pohuar se e helmoi vjehrrën, pasi vjehrri e ngacmonte vazhdimisht. “Që kur burri im Donaldi iku emigrant në Greqi, vjehrri nisi të më ngacmonte seksualisht. Vjehrra nuk merrte vesh asgjë. Isha në ankth gjatë gjithë kohës, ndaj bëra atë që bëra”, – është shprehur 19-vjeçarja nga fshati Zall Reç i Dibrës. Ndërkaq, dy ditë më parë, 47-vjeçari Eduart Stafa pohoi për “GSH” se nusja e djalit të tij kishte lidhje jashtëmartesore me një burrë të moshuar nga fshati i saj i lindjes. Jo vetëm kaq, por Stafa tha se në telefonin e tij, që ia ka sekuestruar policia pas ngjarjes, ka gjetur SMS-të e dashurisë të Elda Tanushit.

Eduart Stafa, vjehrri
Eduart Stafa, vjehrri

“Ata kanë pasur një histori dashurie të hershme. Nusja nuk e donte djalin tim, pasi donte një burrë me dy fëmijë që i kishte vdekur gruaja. Babai i saj ka qenë në dijeni të kësaj lidhjeje, ndaj e martoi vajzën me zor me djalin tim. Nusja nuk na ka dashur as ne. Ajo pranoi vetë gjatë marrjes në pyetje në polici, se e helmoi gruan time dhe se do të më helmonte dhe mua e veten e saj. Unë i kam lënë Zotin asaj, se nuk kam çfarë t’i them, për këto që i bëri familjes sime”, – deklaroi Eduart Stafa.
Lajmin e plote mund ta lexoni ne GSH.al: http://www.gsh.al/2017/07/05/deshmia-trondit-19-vjecarja-qe-i-hodhi-vjehrres-helm-ne-kos-tentova-te-vrisja-pasi-vjehrri-me-ngacmonte-seksualisht/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: