Mazhoranca dhe opozita ende janë larg arritjes së një marrëveshjeve për zgjidhjen e ngërçit politik edhe pse shpresat nuk janë shuar. Partia Demokratike pretendon se kryeministri Rama nuk pranon paketën McAllister, duke mos pranuar shtyrjen e zgjedhjeve përtej 18 qershorit. Nga ana tjetër shefi i ekzekutivit pretendon se nuk mund të dalë jashtë kornizës kushtetuese sa i takon datës së dekretuar nga Presidenti për zhvillimin e zgjedhjeve.

Në këtë situatë ka ardhur edhe reagimi i deputetes së PDIU-së, Mesila Doda e cila ka shpërthyer si ndaj Ramës ashtu edhe ndaj Bashës, që sipas saj po sillen si kalamaj në vend që duhet të tregojnë se janë burra shteti. “E dini që na e shpifët?”, – shkruan ndër të tjera Doda në një postim të saj në “Facebook”.

STATUSI I MESILA DODËS
Rama terhiqet nga paketa Mc’Allister… Basha kerkon shtyrje derii ne vjeshte… Rama ne fillim i tha deri ne 23 korrik, pastaj i tha 18 qershor.. pastaj tha jo 4 ministra, vetem 1 dhe ca zv/ministra…
Ej njerrez… e dini qe jeni burra shteti? E dini qe nuk sillen burrat si kalamaj? E dini qe lodhet gjithe dynjane? E dini qe na e shpifet???
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb