TIRANE- Pas dështimit të negociatave të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët David McAllister dhe Knut Fleckenstein, kryeministri Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha kanë vijuar takimet.

Rreth orës 22:20 siç raporton gazetarja Marsela Karapanço për “BalkanWeb”, kryeministri ka shkuar në zyrat e BE-­së në Tiranë.

Sakaq, burime të “BalkanWeb” bëjnë me dije më herët që edhe kreu i PD­-së, Lulzim Basha, ka shkuar të takojë ish-­liderin Sali Berisha.

Kujtojmë se për të gjetur një zgjidhje kryeministri bëri disa lëshime, siç ishte propozimi për shtyrjen e zgjedhjeve më 16 korrik, 4 ministra teknik, por jo qeverinë teknike, ç’ka solli edhe largimin e Bashës nga Pallati i Kongreseve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb