TIRANË- Zbulohen të tjera detaje mbi operacioni “Chat line 2”, ku u arrestuan 5 vajza që ushtronin “seks on line” dhe tutorja e tyre 34-vjeçare. Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për BalkanWeb se banesa brenda së cilës ushtronin aktivitetin me klientë nga e gjithë bota ndodhej tek Komuna e Parisit dhe ishte kthyer në një mini shtëpi publike, brenda së cilës mbizotëronin prangat, maskat dhe lodrat e tjera të seksit që vajzat i përdornin për të joshur klientët.

Operacioni i finalizuar sot nga policia e Tiranës është vijim i një operacioni të zhvilluar muaj më parë në “Qytet Studenti”

foto2

Mësohet se për të gjetur vajzat tutorja 34-vjeçare L. B nxirrte njoftim në faqet që ofrojnë punë (në këtë rast ishte gazeta Çelësi) ku kërkonte vajza nga 18-30 vjeç. Në njoftim nuk thuhej puna, por ofrohej një pagë e kënaqshme.

Pasi kontaktonin në telefon, bënin një intervistë pune ku gradualisht vajzat instruktoheshin për të kryer sex online.

HETIMI
Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale, ku shtetasja L. B., prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e kësaj shtetaseje në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– 7 njësi kompjuteri
– 7 ekrane kompjuteri
– 7 kamera për komunikime video online

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale, “Prostitucion”, “Shfrytëzim për prostitucion”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

VAJZAT E ARRESTUARA
1.L. B., 34 vjeçe (Nenet 114, 170/a dhe 180)
2.J. H., 19 vjeçe (Neni 113)
3.E. T., 18 vjeçe (Neni 113)
4.K. A., 32 vjeçe (Neni 113)
5.I. U., 22 vjeçe (Neni 113)
6.E. A., 22 vjeçe (Neni 113)

PO PROCEDOHEN NE GJENDJE TE LIRE
1. Xh. B., 18 vjeçe (Neni 113)
2.E. L, 24 vjeçe (Neni 113)
3.K. M., 23 vjeçe (Neni 113)
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb