VLORE- “BalkanWeb” ka siguruar foton e makinës, nga ku atentatorë ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri armësh ndaj dy viktimave sot në Vlorë. Me makinën e tipit BMW, vrasësit mendohet se kanë vëzhguar shënjestrën e atentatit, pronarin e Vlora Channel, Erven Hysenin.

Pasi e kanë parë të ulej në lokal, janë afruar me këtë mjet dhe kanë derdhur breshërinë e plumbave ndaj tij, atentat ku gjithashtu mbeti i vrarë edhe drejtori i OSHEE-së në Vlorë, Roland Saliu, i cili ishte ulur bashkë me viktimën tjetër në tavolinë.

“BalkanWeb” raporton se automjeti i autorit apo autorëve të ngjarjes, është gjetur i djegur në një fshat të Vlorës, në Panaja.

NJOFTIMI I POLICISE
Njoftohemi se në afërsi të Panajasë, pranë mbikalimit, është konstauar një mjet tip “BMV” me targë AA 348 PC, i cili kishte marrë flakë.

Për shkak të ndërhyrjes së zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve të zjarrit dhe për pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht.

Dyshohet se mund të ketë lidhje me vrasjen.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb