GREQI– Detaje të reja dalin në dritë lidhur me vrasjen e 24-vjecarit shqiptar në një lagje të Athinës në Greqi mbrëmjen e 28 majit të këtij viti. Viktima u gjet nga kalimtarët në lagjen ‘Kypseli’ në kryqëzimin e rrugëve “Ipolitu” me “Patision”, raporton media greke neës247.gr.

Sipas hetimeve ekzekutorët janë shtetas shqiptarë, 19, 20, 23 vjeç, ndërsa urdhëruesja e vrasjes, një femër 24 vjeçare, ish e dashura e viktimës. Të pyetur nga hetuesit, katër të arrestuarit deklaruan se ishin implikuar në vrasjen e 24 vjeçarit pas kërkesës së bërë prej 24 vjeçares, e cila tashmë është arrestuar.

Sipas deklarimeve, vajza kishte kërkuar nga të afërmit e saj ta ndihmonin për të shpëtuar prej shqiptarit me të cilin kishte prej kohësh një lidhje intime. Ajo kishte ankesa se i dashuri e dhunonte. E gjendur nën presionin gjithmonë në rritje të ish të dashurit të saj, ajo kërkoi prej të afërmve të saj, që ta largonin, duke ushtruar dhunë fizike.

Pasi e vuri në grackë viktimën, ajo la takim me të në një zonë, ku viktima nuk do të kishte shumë mundësi shpëtimi. Fillimisht 4 të arrestuarit e kërcënuan dhe më vonë palët u përballën në një sherr banal, i cili degjeneroi në akte dhune verbale, mes viktimës dhe dhunuesve, tashmë të arrestuar.

Shqiptari u gjet me plagë në trup të shkaktuara nga mjete të mprehta, por ka ndërruar jetë në ambulancë pa pasur mundësi të transportohet në spital.

Policia greke ka njoftuar familjen e 24-vjecarit që ndodhet në Shqipëri. Të arrestuarit akuzohen për vrasje me paramendim.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: