ITALI – – Pak kohë më parë Leonel Messi bëri publike datën e dasmës së tij me partneren e tij shumë vjeçare Antonella Roccuzzo. Ceremonia e dasmës së yllit argjentinas do të zhvillohet në katedralen e Rosarios dhe festa do të mbahet në një hotel të madh në ritmin e muzikës latine “Cumbia-pop”.

Untitled-4

Në dasmë pritet të ketë rreth 600 të ftuar shkruan Gazzetta.it. Në Argjentinë eventi madhështoR është quajtur si dasma e vitit. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Leo Mesi, do të martohet më 30 qershor me partneren e tij, Antonella Roccuzzo, metë cilën ka edhe dy fëmijë.

Untitled-3

Dasma është caktuar më 30 qershor që korespondon dhe me moshën e futbollistit të Barcelonës, i cili më 24 qershor ndryshon prefiksin dhe do të fikë plot 30 qirinj.

Ata kanë edhe dy djem, Thiago dhe Mateo. Në dasëm do të jetë gjithë ekipi, por jo Luis Enrique, ish-trajneri i Barcelonës. Nusja, 29 vjeçe, do të veshë një fustan të dizejnuar nga “Rosa Clara”.

Untitled-2

I pranishëm do të jetë edhe grupi uruguajan “Rombai”, që të argëtojë mysafirët me vallëzim të egër, së bashku me këngëtaren argjentinase Karina Tejada, shoqëruese e Kun Aguero. Në pritje të dasmës, Mesi ia ka lejuar vetes disa ditë pushime me nusen e tij të ardhshme, siç dëshmohet nga profili në Instagram.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb