ITALI- Siç është raportuar edhe dy ditë më parë, një nga bosët e mafies siçiliane, i njohur si bosi i “Cosa Nostra”, Giuseppe Dainotti u ekzekutua me armë zjarri paraditen e 22 majit në Palermo të Italisë. Bosi i mafies siciliane, ‘Cosa Nostra’ u vra një ditë para 25-vjetorit të vrasjes së gjyqtarit të njohur antimafia Giovanni Falcone së bashku me bashkëshorten e tij. Në atë kohë “Cosa Nostra” shpërtheu 600 kilogramë eksplozivë gjatë kalimit të makinës së tyre, jo shumë larg Palermos.

Kur kanë kaluar 48 orë nga vrasja e tij detaje të reja dalin rreth ekzekutimit të tij. Sipas mediave italiane, institucioni i Mjekësisë Ligjore në Palermo ka nxjerrë edhe autopsinë kryer për vrasjen e 22 majit në Palermo. Katër të shtëna ishin vdekjeprurëse për bosin e “Cosa Nostra”, ishin katër plumba që vranë Giuseppe Dainotti. Mjekët kanë nxjerrë një plumb nga trupi i 67-vjeçarit Dainotti, ndërsa tre të tjerë janë gjetur në vendin e vrasjes. Bosi i “Cosa Nostra” njeriu i afërt i Toto Cancemi i dënuar me burgim të përjetshëm, por që u lirua në vitin 2016, ishte viktimë e sulmit rreth orës 8 të mëngjesit kur po lëvizte me biçikletën e tij. Vrasësit e qëlluan atë në gjoks dhe në stomak dhe gjithashtu kishte marrë edhe një plumb vdekjeprurëse në kokë. Por askush në këtë rrugë nuk e pa vrasësin duke ikur. Një dëshmitare e marrë në pyetje nga policia nuk dha detaje duke thënë që nuk e kishte parë momentin e ngjarjes.

Sipas mediave italiane, hetimet nga policia italiane shkojnë më tej dhe në detaje më të thella duke hulumtuar për të zbuluar se kush e ka kryer vrasjen e fundit mafioze në qytet pas tre viteve heshtje. Pikërisht një krim në ditën e vigjiljes për përkujtimin e masakrës “Capaci”. Në stacionin policor, të hënën u thirrën të afërmit dhe miqtë e viktimës dhe më pas në mbrëmje autopsia e përcaktuar si përfundimtare nga prokurori vendosi dhe kthimin e eshtrave familjes së viktimës.

Bosi Dainotti ishte paracaktuar më parë që të vritej pasi në vitin 2014 policia regjistroi një sherr në burgun e Parmës, nga ku Giovanni Di Giacomo i kishte thënë një prej njerëzve të tij që të vriste Dainottin. Pra Dainotti kishte që në 2014 që ishte pikësynim për t’u vrarë por ekzekutimi i tij ndodhi pas tre vjetësh nga plani i paracaktuar. Giuseppe Dainotti ka qenë më parë për një kohë të gjatë në burg për vrasje, trafik droge dhe vjedhje, por u lirua në vitin 2014. Policia dyshon se ai u vra nga rivalët brenda ‘Cosa Nostra’ per shkak të luftës për terrenin e drogës.

“Në vrasjet mafioze të  këtyre rasteve kurrë nuk ka asgjë”, tha Presidenti i Senatit Pietro Grasso, duke komentuar vrasjen bosit të “Cosa Nostra” Giuseppe Dainotti në prag të 25-vjetorit të masakrave të “Capaci” dhe “Via D’Amelio2. “Unë nuk mendoj se vrasja e tij ishte një mesazh – vazhdoi Grasso më tej duke iu përgjigjur gazetarëve. Dainotti ishte një person i cili u akuzua në gjykim maksimal, në të cilin kam marrë pjesë vetë shumë vite më parë. Ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe më pas, për arsye proceduraleështë liruar, por ende kishte ende probleme të pazgjidhura brenda “familjes” së tij mafioze, ky është realiteti.” përfundoi fjalën e tij Grasso.

“Është shpejt për të bërë hipoteza, por kur ndonjë thotë se mafia nuk ekziston më, ndodh diçka për të konfirmuar se mafia ekziston ende. Vrasja e Dainottit, në mes të Palermos, më 22 maj, mund të ketë shumë kuptime”- tha prokurori i Palermos, Francesco Lo Voi.

(i.ç/Përktheu BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb