ITALI- Zbulohen të tjera detaje për krimin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Terni të Italisë, ku humbi jetën shqiptari 49 vjeçar Demir Hyseni me profesion marangoz, i cili u qëllua me pesë plumba rreth orës 05:40 të mëngjesit të sotëm në rrugën Galvani.

Në fillim u dyshua se bëhej fjalë për një atentat, por hetuesit italianë kanë mbledhur prova të mjaftueshme dhe hedhin dyshime se bëhet fjalë për një krim pasioni. Ata janë vënë në ndjekje të një bashkatdhetari të viktimës, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije, siç shkruan Corriere Della Umbria.

Kur ndodhi krimi, shqiptari po shkonte për në punë me në makinën e tij, një Touran. Sipas dëshmitarëve, viktima ka tentuar t’i shpëtojë vrasësit por është qëlluar pa mëshirë. Pasi është qëlluar 5 herë, ai ka ecur në këmbë për disa metra e më pas ka rënë në tokë.

Ajo që është e sigurt është se viktima dhe vrasësi njiheshin. Një banor i zonë, dëshmitar tha se e pa burrin të shtrirë në tokë dhe gruan e vajzën e tij duke bërtitur. “Një grua dhe një vajzë, që duhet ta kishte baba sepse thoshte ‘baba, baba’ bërtisnin. Burri ishte shtrirë në tokë. Ishte ora 7 ose 7:20, rreth kësaj kohe”, thotë ai.

Autori i krimit është larguar në këmbë përmes rrugëve dytësore dhe sipas dëshmitarëve bëhet fjalë për një burrë me trup të mbushur, flokë të errët që mbante veshur një bluzë blu. Ai ka hedhur armën e krimit, një pistoletë të kalibrit 7,64 në një kosh plehrash, por arma u gjet nga policia.

Viktima jetonte me bashkëshortjen dhe vajzën në rrugën Galvani dhe mësohet të mos ketë proecedentë të mëparshëm penal. Ai ishte transferuar më3 familjan para disa ditëhs në këtë zonë. Disa prej dëshmitarëve e përshkuajnë se njeri të qetë, nga aq pak sa e njihnin në këto ditë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: