GREQI– Detaje të reja dalin në dritë mbi vrasjen me thikë të një biznesmeni grek nga një shqiptar në ishullin e Korfuzit disa ditë më parë.

Sipas mediave vendase shqiptari rreth 30 vjeç vrau me thikë pronarin e një thertoreje i identifikuar si Spiro Ziniati.

Mediat greke shkruajnë se gruaja e shqiptarit kishte një lidhje jashtëmartesore me biznesmenin grek dhe kjo është arsyeja që 30-vjeçari rrëmbeu thikën dhe vrau biznesmenin grek rreth 50 vjeç.

Pak para se të kuptonte tradhtinë dhe të ndërmerrte aktin ekstrem, shqiptari që kishte edhe dy fëmijë ka detyruar gruan të largohet drejt Shqipërisë.

Pas vrasjes shqiptari është vetëdorëzuar në polici.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: