Mediat gjermane publikojnë detaje nga shpërthimi me bombë afër autobusit të ekipit të Borussia Dortmundit i cili po transportonte lojtarët në stadium në prag të sfidës me Monakon e vlefshme për çerekfinalet e Champions League.

Si pasojë e 3 shpërthimeve u lëndua në dorë mbrojtësi spanjoll Mark Bartra, i cili u transportua në spital. Sipas mediave gjermane, bilanci mund të ishte edhe më tragjik nëse xhamat e autobusit nuk do ishin antiplumb.

Ky element sigurie luajti një rol vendimtar në minimizimin e pasojave të shpërthimeve pranë hotelit ku ishte vendosur ekipi verdhezi, ndërsa pas ngjarjes ushtria mori në mbrojtje lojtarët.

Si pasojë e shpërthimeve u thyen xhamat e autobusit, ndërsa ndeshja u shty për nesër në orën 18:45. Autoritetet po hetojnë në lidhje më ngjarjen.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb