ATHINE– Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë, ku mbeti i plagosur ish-kryeministri grek Lucas Papademos dhe shoferi i tij. Mediat greke raportojnë se Papademos, ka qenë në automjetin e tij pasi ka marrë një zarf, brenda të cilës kishte bombë, dhe pasi e ka kuptuar se çfarë përmbajtje kishte brenda, e kishte hedhur atë në dysheme.

Ish-kryeministri grek i plagosur

Më pas bomba kishte shpërthyer, duke plagosur atë në fytyrë, duart, bark dhe këmbë, ndërsa bashkë me shoferin, dhe ai i lënduar, u transportuan me urgjencë në spital. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Patission’ në qendër të Athinës.
image (2)
Sakaq, Zougla raporton se ish-kryeministri, 70 vjeç, i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal, ndërsa thuhet se është jashtë rrezikut për jetën. Mediat greke e kanë cilësuar ngjarjen si një akt terrorist.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb