TIRANË- Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së enjtes në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”.
Policia thotë se kur ka shkuar në vendngjarje pas raportimit në sallën operative nga dëshmitarët e ngjarjes, ka gjetur një shtetas të shtrirë dhe të gjakosur i cili u transportua në spitalin “Ushtarak”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. I plagosuri u identifikua si Edison Delia 26 vjeç. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.
Dëshmia
Panorama, raporton se i plagosuri, kur është pyetur në spital nga oficerët e policisë gjyqësore, ka dhënë emër të rremë. Por më pas ai është identifikuar nga karta e identitetit që i është gjetur në xhep. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Tramuës, teksa pritet që orët në vijim të zbardhin edhe më shumë detaje për motivin e këtij atentati.

Informacioni paraprak nga Policia:
Më datë 20.07.2017, rreth orës 21:11, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për të shtëna me armë në afërsi të gjimnazit “Partizani”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në rrugën “4 Dëshmorët”, është gjendur një shtetas i shtrirë dhe i gjakosur i cili është transportuar në spitalin “Ushtarak”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.

Janë ngrit pika kontrolli në hyrje dalje të zonës dhe vazhdon krehja e territorit. Grupi hetimor po vazhdon punën për saktësimin e gjeneraliteteve të të plagosurit dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./Panorama

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb