Policia e Elbasanit ka dhënë detaje të reja në lidhje me sherrin e ish-deputetit socialist Hamit Kosta dhe ish-bashkëshortes së tij.

Arrestimi i tij, u bë pasi  në Lagjen “5 Maji” me automjetin e tij tip “Hamer”  me targa PE2505A dyshohet të ketë kanosur me fjalë dhe me armë zjarri  ish- bashkëjetuesen, shtetasen  E.T., 38 vjeçe banuese në Elbasan.

Gjatë kontrollit të mjetit të 62-vjeçarit, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me gjashtë fishekë model 9mm të vendosur në krëhërin e saj.

Arma e zjarrit së bashku me automjetin janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb