TIRANË- Një orë pasi 21-vjeçari Mirald Metallari qëlloi me armën e shërbimit mbi të atin polic, gazetarja Klodjana Lala raporton përBalkanWeb se shkak për krimin e rëndë është bërë një konflikt mes të dyve.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën private të familjes Metallari në lagjen Nr.3 Bathore, pasi 21-vjeçari u konfliktua me të atin 62-vjeçar Myftar Metallari për motive banale. I ati polic në komisariatin nr. 5 në Kamëz i ka kërkuar të birit të ndërtojnë një mur të vogël betoni në shtëpi, por ai e ka kundërshtuar.

djali-vret-babane-pamje-nga-banesa

Në sherr e sipër, i riu ka marrë armën e shërbimit të tij, një pistoletë e llojit TT Model 56 dhe ka qëlluar mbi të atin, duke e lënë të vdekur në vend.

BalkanWeb mëson gjithashtu se plumbat kanë prekur aksidentalisht edhe nënën e autorit 47-vjeçaren Nurie Metallari, e cila ka hyrë për t’i ndarë. Menjëherë pas ngjarjes i riu ka tentuar t’i vijë në ndihmë të ëmës, duke e transportuar drejt spitalit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pikërisht gjatë rrugës për në spital ai është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje.

Njoftimi i policisë:
Më datë 24.07.2017, rreth orës 11:20, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në Bathore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar dyshohet se Mirald Metallari, 21 vjeç ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit, ku si pasojë ka mbetur i vrarë i ati, shtetasi M. M., 62 vjeç, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N. M., 47 vjeçe cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi M.M., u kap nga shërbimet e policë gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital dhe shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja dhe një pistoletë e llojit TT Model 56.

Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb