Liderët e Koresë Jugore dhe Koresë Veriore Moon Jae-in dhe Kim Jong-un sot e kanë nënshkruar një deklaratë dhe kështu e kanë përfunduar luftën e cila ka zgjatë shtatë dekada.
Dy presidentë kanë publikuar marrëveshjen pas takimit historik të dy shteteve. Vendet teknikisht janë në luftë prej vitit 1950, derisa marrëveshja paqësore kurrë nuk është nënshkruar.
Moon dhe Kim kanë nënshkruar “Deklaratën e Panmunxhonit të paqes, prosperitetit dhe unifikimit të Gadishullit Korean”, në të cilën janë obliguar për një sërë hapash.
Dy Koreja do t’i lidhin përsëri të afërmit të cilët janë ndarë me kufi, dhe do të punojnë në prosperitet dhe bashkim të cilin do t’i udhëheqin koreanët, duke mundësuar zhvillim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërkoreane.
Në deklaratë pretendohet se Koreja Veriore dhe Jugore do të punojnë në zbutjen e tensioneve ushtarake e sidomos do ta eliminojnë rrezikun e shpërthimit të luftës në Gadishullin Korean.
Seuli dhe Pheniani do të bashkëpunojnë në mënyrë aktive në vendosjen e paqes së përhershme dhe të qëndrueshme në Gadishullin Korean. Janë obliguar se do të përfundojë gjendja momentale dhe e panatyrshme dhe janë pajtuar që paqja të jetë misioni historik i cili më nuk duhet shtyhet.
Prej 1 maji zona e demilitarizuar do të jetë zona e paqes, dhe dy vende do të ndërpresin propagandën e armiqësore të ndërsjellët.
(BalkanWeb)