TIRANE- Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në Tiranë, ku një 25-vjecar pas një sherri me prindërit, qëlloi me thikë babain dhe nënën. Fill pas krimit, i riu u vetëhodh nga kati i tretë i pallatit ku jetonte. Aktualisht babai ndodhet në spital, pasi është goditur 4 herë me thikë, ndërsa nëna ka marrë lëndime të lehta.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:05 në rrugën “Pabli Naso” në kryeqytet. Burime zyrtare nga policia thanë për gazetarin Klajdi Bodlli se i riu Brian Skrapari që humbi jetën sot në spitalin e Traumës, vuante nga problemet e shëndetit mendor. Mësohet se familja Skrapari kishte vetëm pak ditë që ishte transferuar në këtë pallat, ku kishte marrë një apartament me qira, ndërsa ende nuk kishin përfunduar rregullimet.

‘BalkanWeb’
ka siguruar edhe pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë. Policia po heton rreth rastit në fjalë.
vdes djali
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb