ATHINE- Publikohen detaje re reja ngjarja horror në Athinë, persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri një çift shqiptar, ku gruaja humbi jetën, ndërsa burri lufton me vdekjen. Krimi që tronditi kryeqytetin helen dhe jo vetëm ndodhi rreth orën 02:00 në rrugën ‘Olympou’.

Mediat greke raportojnë se kanë qenë 2 persona të maskuar ata që kanë hapur zjarr në fillim ndaj gruas 50 vjeçe, duke e qëlluar disa herë me pistoletë në kokë dhe më pas ndaj burrit të saj. Po ashtu, pavarësisht pistës së grabitjes, nuk përjashtohet edhe fakti se mund të ketë qenë një larje hesapesh, pasi agresorët kanë hyrë direkt në dhomën e gjumit dhe kanë hapur zjarr.

Sapo kanë dëgjuar zhurma, djali i çiftit, 28 vjeç ka tentuar të hyjë në dhomë, ndërsa është goditur me qytën e armës në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime. Ndërkohë, në banesë gjendjen dhe vajza e shqiptarëve, 18 vjeçe, e cila ka parë skenën makabre. Sipas ekspertëve të çështjes, fakti që vrasësit nuk qëlluan ndaj dy fëmijëve lë vend për dyshime se bëhet fjalë për larje hesapesh. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb