Shkon në 9 numri i të arrestuarve pas kapjes se 1.5 ton marijuanë me gomone në Itali pak ditë më parë. Në orët e para janë arrestuar në Greqi dy shtetas grekë si të implikuar në trafikun e drogës.

Deri tani si pjesë e këtij grupi janë të arrestuar 5 shqiptarë dhe 4 grekë. Në banesën e një prej grekëve të arrestuar sot, janë zbuluar 10.000 euro.

droga Greqi (1)

Deri tani janë sekuestruar të hedhura nga gomonia 1 ton 449 kg marijuanë në Itali si dhe 2 gomone, 1800 euro, 13 celularë.
droga Greqi (2)

Të arrestuarit konsiderohen pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës Shqipëri-Itali.

Në fillim të prillit ky grup është marrë me përgatitjen e një gomoneje që ishte magazinuar në Athinë, raporton “BalkanWeb”, duke iu referuar policisë greke. Në 6 prill kjo gomone është pikasur nga helikopteri i policisë greke teksa drejtohej bosh për në brigjet shqiptare. Pas 1 ore, gomonia është nisur e ngarkuar drejt brigjeve italiane.

droga Greqi (3)

Është njoftuar pala italiane e cila ka pikasur gomonen në jug të Italisë duke shkarkuar drogën dhe pastaj është nisur për kthim me shpejtësi të lartë.

Gomonia fillimisht është ndjekur nga pala italiane dhe me pas ajo greke. Gomonia është arritur të ndalohet nga një skuadër snajperësh që ndodhej në helikopterin e policisë greke. U qëllua në drejtim të gomones dhe u ndalua në zonën detare Tainaro, Greqi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: