TIRANË- Pak orë pas vrasjes së një 22-vjeçari me thikë pranë stadiumit “Dinamo” në kryeqytet, policia ka arrestuar autorin e dyshuar dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ndërkohë burime zyrtare nga policia pohuan për “BalkanWeb” se sherri mes viktimës dhe autorëve ka ndodhur pas një konflikti të çastit për një karikues telefoni.

Mësohet se 22-vjeçari Marvi Mihali kishte blerë një telefon nga një agresorëve dhe kërkonte karikuesin. Fillimisht i riu është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Dejvi Bitraj, 19 vjeç.

Në ndihmë të tij ka ardhur kushëriri i tij shtetasi Eugen Bitraj, së bashku me shtetasit Kridens Alla, dhe Marsel Alla.

Gjatë konfliktit shtetasi Eugen Bitraj, ka nxjerrë thikën dhe ka goditur 22-vjeçarin Marvin Mihali, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb