Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Deti i trazuar nxjerr në sipërfaqe pakot me hashash, i gjejnë pushuesit në plazhet e Italisë

550x189x2565772_1725_fotomax_droga.jpg.pagespeed.ic.lo2rBajIuS

ITALI- Moti i keq i ditëve të fundit dhe deti i trazuar, ka nxjerrë në pah raste ku droga është hedhur në det për t’i shpëtuar policisë.

Në brigjet e Abruzzos, deti ka nxjerrë pako të mëdha droge me marijuanë dhe hashash, shkruan “ilmessaggero.it”.

Kanë qenë disa pushues që kanë parë pakot e dyshimta, dhe kanë njoftuar disa karabinier që ndodheshin aty, jashtë shërbimit në zonën e Frankavilës, në Kieti.

Sasia e drogës ka qenë rreth gjysmë km më tutje nga zona ku pushuesit po bënin plazh. Sipas mediave italiane, droga ishte e ndarë kanë qenë pushuesit ata që kanë zbuluar sasinë e madhe të drogës të ndarë në pako dhe të mbështjellë me qese të zeza.

Sakaq, edhe në Montesilvano, në Pescara, janë gjetur rreth 20 kg kanabis të nxjerra në breg.

Një tjetër sasi e konsiderueshme droge, u gjet në bregun e Silvit, në zonën e Teramos.

Sipas policisë, deri tani janë zbuluar mbi 100 kg drogë, por nuk përjashtohet mundësia që pako të tjera mund të dalin në breg gjatë orëve në vazhdim.

Sipas karabinierëve, vlera e sasisë së nxjerrë nga deti i kalon 350 mijë eurot, ndërkohë që kanë nisur hetimet ku dyshohet se droga e nxjerrë në breg mund të ketë qenë duke u transportuar drejt Italisë nga vendet e Europës lindore dhe deti i trazuar ka bërë që ngarkesa të përfundojë në ujë.

(el.sp/BalkanWeb)



Komente ( 2 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.