DEVOLL– Është rritur fluksi i emigrantëve nga vendet e Lindjes, të cilët kanë hyrë në rrethin e Devollit gjatë ditëve të fundit. Nisur nga situata e krijuar, policia kufitare ka shtuar kontrollet përgjatë kufirit me Greqinë.

Emigrantët hyjnë ilegalisht nga Greqia, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Policia kufitare ka ndaluar në dy muajt e fundit mbi 70 emigrantë të paligjshëm. Emigrantët janë kryesisht nga Siria dhe Iraku.

Shumica e tyre kërkojnë azil në Shqipëri, ndërsa një pjesë kthehen sërish në Greqi. Kujtojmë se emigrantët nga Lindja, e përdorin territorin shqiptar si tranzit drejt vendeve të BE-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb