John Terry ishte një nga legjendat që i dha fund futbollit të luajtur këtë fund sezoni duke mërzitur jo pak tifozët që për shumë e shumë vite e kanë patur idhull në “Stamford Bridge”.

Mirëpo mënyra se si 36-vjeçari bëri përshëndetjen e fundit me të pranishmit në stadiumin e Chelsea-s ka ngritur dyshime se erdhi si rezultat i basteve dhe mund të cilësohet si një tentativë e manipulimit të rrjedhës së lojës, raporton “Daily Mail”.

Terry, u zëvendësua në minutën e 26 të takimit, si numri që mbante te londinezët, për të marrë duartrokitjen e gjatë të publikut. Ideja ishte e vetë futbollistit dhe në minutën e 26-të të takimit ndaj Sunderland, një gjë e tillë u bë realitet.

Por kishte kompani bastesh që kishin caktuar koeficientë për një gjë të tillë dhe disa tifozë kanë përfituar 100-fishin e shumës që kanë vënë bast, siç konfirmoi sot kompania “Paddy Power”. Fakti se kjo ndodhi me dashje, në një minutë të caktuar të takimit, mund të interpretohet si tentativë manipulimi nga organet kompetente.
409DBA9700000578-0-image-a-39_1495453803929-470x299
Në fakt, ishte trajneri i Sunderland, David Mojes, ai që u kërkoi lojtarëve të tij që të nxirrnin topin nga loja në mënyrë që të kryhej ky zëvendësim. Me pak fjalë, ai ka favorizuar persona të cilët kanë vënë bast se zëvendësimi i Terry-t do të ndodhte pikërisht në këtë minutë të sfidës.

Pavarësisht të gjithash, Federata Angleze e Futbollit ka vendosur të mos e hetojë ngjarjen për manipulim në favor të basteve sportive pasi në të kundërt do të njollosej e gjithë figura e futbollistit.

Kujtojmë se disa muaj më parë, FA dënoi portierin e Sutton pasi gjatë një ndeshje kundër Arsenal për Kupën e Anglisë hëngri byrek pikërisht ashtu siç parashikohej në bastet sportive.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb