Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Dhimbje dhe emocion/ Njihuni me historinë e Miss-it shqiptar dhe përpjekjet e saj për t’u bërë nënë

TIRANE – Kjo është historia e jashtëzakoshnshme e Alma Ajazi Bossuet, e cila në vitit 1999 da dalë Miss Shqipëria në Amerikë, ndërsa në vition 2000 shoqëruesja e parë e Miss Albania.
Alma ditën e djeshme ka qenë në emisionin “Rudina” për të rrëfyer përpjekjet e pashtershme për të arritur ëndrrën e jetës, atë që të bëhej nënë dhe ia doli.

Alma, prej vitesh jeton në Francë së bashku me bashkëshortin. Pas martesës në vitin 2012, dëshira për t’u bërë nënë u bë për të qëllimi i jetës, por nuk mund ta arrinte lehtë, pasi vuante nga një sindromë e rrallë. Sindroma e vezoreve policistike është një sëmundje e rrallë e femrave, e cila është një pengesë serioze për shtatzëninë, sepse krijon shumë ciste rreth vezoreve. Pasojë e kësaj është mungesa e ciklit menstrual ҫdo muaj dhe mungesa e evolucionit. Të gjitha femrat që vuajnë nga një sëmundje e tillë e kanë të vështirë të lindin fëmijë. Por jo ato që nuk dorëzohen, si Alma.

Në studion e Rudinës, ish-Miss Shqipëria tregon se sot është një nënë e lumtur, ndaj zgjodhi që këtë histori personale të mos e mbante vetëm për vete, por ta ndante me të gjithë publikun për t’u dhënë kurajë të gjitha vajzave që një ditë duan të bëhen nëna, por për një arsye a një tjetër, kjo dëshirë mund t’u sjellë vështirësi: “Kjo është një temë shumë personale dhe, ndoshta, ka teleshikues që mund të mendojnë se këto tema nuk mund të ndahen me publikun, por unë zgjodha të mos e mbaj mbyllur me ҫelës, por ta diskutoj duke shpresuar se mund të jetë një burim shprese për ata që ndodhen në të tilla pozita…” – rrëfen Alma.

Mes të gjitha peripecive dhe pengesave, kurave pa asnjë rezultat e injeksioneve të vazhdueshme, Alma nuk u dorëzua: “Me këtë sindromë mund të bëhesh nënë, por por duhet t’u nënshtrohesh shumë kurave. Unë fillova në vitin 2012. Mora përsipër të krijoja një familje. Isha e ndërgjegjshme, por ishte e vështirë…”
Duke shpresuar se një ditë do të kishte në krahë fëmijën e saj, Alma tregon se ishte e vendosur dhe nuk tutej përballë rreziqeve që mund t’i rrezikonin edhe jetën: “Gjeta një gjinekolog privat dhe fillova kurat. Mjeku më tha që do kesh shumë pasoja. Mund të ndihesha e lodhur, e këputur, por unë isha e vendosur. Fillova me kokrrat për disa muaj, por kura nuk funksionoi. Pastaj filloi faza e dytë, e gjilpërave. Duhet të shpoja barkun ҫdo natë. Edhe këtë e pranova. Ishte një kurë që zgjati një vit”, – tregon Alma më tej duke shtuar se ishte nje terapi intensive, e cila, natyrisht kishte edhe efekte anësore. Nga 57 kg në peshën ideale, ajo shkoi në 70 kg në pak muaj. Pesha kishte filluar t’i shakktonte probleme serioze, aq sa, një ditë shtatori ra përtokë dhe rrezikoi seriozisht jetën.
Pasi mjekët i bënë një skaner për të kuptuar nga se i kishte ardhur gjendja e të fikëtit, zbuluan se vezoret ishin zmadhuar dyfish dhe Alma kishte kaluar hemorragji të brendshme. Ishte fat që kishte shpëtuar gjallë: “Pas operacionit të parë, mjekët më thanë se ishte i domosdoshëm edhe një operacion i dytë. Në atë moment mendova se isha drejt fundit dhe i them bashkëshortit vetëm “Je t’aime (të dua) dhe L’Albani (të më kthenin në Shqipëri për të më varrosur)…. “

Por ia doli edhe një herë tjetër: “Kur dola nga spitali, qëndrova dy muaj pa punë. Një ditë bashkëshorti më tha “stop”. Nuk dua të merresh më me këto kura. Mund të adoptojmë një fëmijë. Por unë i thashë “nuk e pranoj, që ky të jetë fati im.”
Pas një viti me kura, Alma tregon se ishte e gatshme të rifillonte edhe një herë tjetër përpjekjet. Këtë herë, gjithҫka do të bëhej e mundur nga inseminimi artificial – një proces i thjeshtë pas mbarimit të kurave. Doktori vendos datën e evoluimit dhe pastaj realizon inseminimin…”
Dita kur mësoi se kishte mbetur shtatzënë ishte dita më e lumtur për të dhe bashkëshortin. Pas shumë peripecive dhe muajve të vështirë edhe të shtatzënisë, më 31 dhjetor 2015 vjen në jetë Isabel, një vajzë bukuroshe me sytë e së ëmës, e cila tani është 16 muajshe. Alma tregon se ajo është dhurata më e bukur që Zoti i ka dhënë familjes së saj, ndaj edhe sot është e lumtur që të gjitha përpjekjet nuk i shkuan kot.
Ajo beson se një ditë, ҫdo gjë që ke dëshirë mund të realizohet, mjafton të luftosh fort, deri në fund, dhe gjithmonë me zemër. Të jesh optimist është një gjë fare e thjeshtë. Mund të jemi të gjithë pak më shumë pozitivë.



loading...

Komente ( 4 )

  • Franca ka sherbim jashtezakonisht te mire ne kete fushe. Kam shoqeruar e perkthyer nje zonje, refugjate nga Kosova ne vizita mjekesore. Ajo kishte 16 vjete e martuar e pa femije. Vitin e dyte ne France u be me vajze.

  • MM

    Jam kaq e hutuar me keto artikuj sa pyes veten – Sa klase shkolle kane keta individet alla-gazetare qe shkruajne as shqip dhe as anglisht?? Evolucion??? Eshte ovulim o mjeshter i penes! Sa per historine, urime per beben. Uroj qe pas kaq shume mundimesh, zonja te kuptoje sa vlere ka edhe adaptimi! Saga e nenave per tu bere me cdo kusht nene-biologjike eshet sublime po aq sa edhe sakrifica e atyre nenevae qe vendosin te adaptojne nje bebe qe s’pati asnje faj per ardhjen ne jete!

  • Bravo nje shembull i mire per femren shqiptare. God bless you and your child

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.