GJERMANI- “Dje ishim shumë, sot jemi vetëm”. Është kjo pankarta e vendosur mes mijëra qirinjsh në një tavolinë pin pongu, që shpreh dhimbjen për shokët e humbur në aksidentin tragjik ajror të ditës së djeshme.

Këtë mëngjes djemtë e shkollës Haltern, në Gjermani kanë hyrë në klasat e tyre, për t’u përballur me një ditë shumë të vështirë.

Në bordin e aeroplanit të rrëzua vdiqën 16 nxënës, shokët e tyre dhe dy mësues. Nuk është aspak e lehtë të përballesh me këtë humbje, thonë ata.

(ma.ar/BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: