SHKUP– Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka pezulluar nga detyra 16 policë, për shkak se nuk arritën të parandalonin dhunën në Kuvendin e Maqedonisë. Në njoftimin për media janë dhënë emrat e 11 oficerëve të policisë, katër pjesëtarëve të njësive speciale policore, dhe i një zyrtari të ministrisë.

Këta persona janë pezulluar për shkak se në mënyrë pasive kanë vëzhguar protestuesit, të cilët hynë e lëvizën lirisht brenda Parlamentit dhe nuk i ndihmuan oficerët e tjerë të policisë.

Nga dhuna e protestuesve më 27 prill u lënduan disa deputetë, duke përfshirë këtu liderin e LSDM-së Zoran Zaev, dhe politikan shqiptar Ziadin Sela, i cili u dëmtua më së shumti.

Sulmi në Parlament ndodhi pas emërimit të deputetit shqiptar, Talat Xhaferi, për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: