Është rikthyer dhuna në kampionatin shqiptar, teksa ditën e sotme janë parë skena skandaloze në ndeshjen e Kategorisë së Parë, mes Sopotit dhe Luftëtarit.

Ndeshja e luajtur në kompleksin sportiv të Pezës përfundoi 1­0 në favor të Luftëtarit, por kjo i ka irrituar drejtuesit e Sopotit, të cilët kanë shfryrë ndaj gjyqtarit. Në videon shihet qartë dhuna fizike dhe psikologjike ndaj treshesh gjykuese të takimit, pavaresisht pranisë së policisë. Përveç dhunës, në stadium nuk kanë munguar as të sharat.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb