Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Dhunimi i aktivistit të LSI, Pjerin Ndreu: Lidhja e ngjarjes me PS, lajthitje për të përfituar politikisht

767f78c4-fed2-4c4a-a798-a37afac9cb5d

LEZHE- Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë natës, ku persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar kryeplakun e fshatit Rraboshtë të Lezhës, Gjovalin Gjini, i cili është mbështetës i LSI në këto zgjedhje.

Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Ndreu u shpreh kundër deklaratave se pas kësaj ngjarje fshihet Partia Socialiste. Sipas tij, po bëhen përpjekje për t’u kacavjerrë pas një konflikti për të përfituar politikish. Më tej kandiadti i PS-së për deputet në qarkun e Lezhës i uroi shërim të shpejtë kryeplakut të dhunuar.
pjerin-ndreu-e1458153218566-420x255
REAGIMI I NDREUT
Po lexoj ne media ca deklarata te habitshme te disa eksponenteve te LSI Lezhe ne lidhje me nje dhunim qe ii ka ndodhe nje perfaqesuesi te tyre. Lidhja e dhunimit me partine socialiste eshte ose lajthitje ose perpjekje per tu kacavjerre pas nje konflikti per te perfitu politikisht. Nese kane fakte ti denoncojne. Partia Socialiste Lezhe i hedh poshte me neveri keto hamendesime dhe deklaron se ska asnje lidhje me ngjarjen ne fjale. Turp per kedo qe manipulon ngjarje te tilla per te perfituar ndonje vote me shume. Policia te zbardhe ngjarjen duke thirre per te deshmuar dhe keta njoheist e autoreve dhe faktet qe ata kane. Gjovalinit sherim te shpejte !

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes të së premtes, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur dhunuan kryeplaku i fshatit Rraboshtë, Gjovalin Gjini, i cili është mbështetës i LSI, për zgjedhjet e 25 qershorit. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se Gjini po blinte në dyqan në momentin kur tre persona të maskuar e kanë dhunuar duke e sulmuar me mjete të forta. I plagosuri u transportuar në spitalin e Lezhës për të marrë trajtimin mjekësor, ndërsa më pas u largua për në banesën e tij.
(ed.me/BalkanWeb)



Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.