TIRANE- Pas akuzave që LSI lëshoi lidhur me dhunimin e aktivisti të saj në Zharrës të Fierit nga militantë socialistë, ka ardhur reagimi nga Selia rozë.

Kështu, kreu i grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi deklaroi se PS distanciohet nga çdo akt dhune, ndërsa shtoi se socialistët nuk e mbështesin dhunën. Mes të tjerash Ruçi pohoi se incidenti kishte ndodhur pas një sherri për vijën e ujit.

“Dëgjova qe ne socialistet paskemi krijuar incident. Meta e Bitri e dini mire se kane qene pjesëtare te familjes socialiste dhe kjo force politike nuk mbështet asnjë lloj dhune, pasi nuk do qe te vuaj askush atë qe ne kemi vuajtura. Distancohemi hapur dhe qarte nga çdo rast dhune. Nëse incidenti ishte për një vij ujë te mos e politizojmë. Gjithsecili është ne korsinë e vete PS, Pd, Lsi dhe forca te tjera dhe populli është arbitri qe do te përcaktojë se kush do ta fitoj garen. Do te fitoj ai ekip qe ka mbështetjen me te madhe dhe alternativen me te mire. Dhuna nuk i përket socialisteve, ndaj te mos politizohen çështje qe skanë te bëjnë me politiken.”, tha Ruçi.

Ditën e sotme kreu i LSI-së Petrit Vasili denoncoi publikisht se anëtari i forcës së tij është dhunuar nga militantë të PS. Sipas tij, i riu Orges Grembi u godit me levë dhe me lopatë, duke marrë dëmtime në trup.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: