Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në ditët e para të shtatorit do të iniciojë dialogun e gjerë kombëtar për çështjen e Kosovës.

Në këtë dialog, përveç të gjitha partive parlamentare, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të sektorit joqeveritar, krerë të kishës, zyrtarë të Akademisë serbe, intelektualë të shquar nga sfera të ndryshme ideologjike, etj.

Qëllimi i kësaj “tryeze të rrumbullakët” ambicioze kombëtare, siç e cilëson “Novosti”, është paralajmëruar që kur Presidenti Vuçiç ka marrë postin. Ai ka thënë se Serbia do të dalë me strategji sa më homogjene për të zgjidhur “lëmshin e nyjës kosovare”.

Arritjen e konsensusit të brendshëm për Kosovën e Kushtetutën e re, ai ia ka vënë si qëllime kryesore të mandatit të vet presidencial.

Duke folur për Kosovën, më herët Vuçiç kishte thënë se “shpreson se Serbia do të ketë forcë që gjërat t’i vendosë në nivel racional dhe se kërkimi i zgjidhjes është opsion më i mirë se sa ruajtja e konflikti të ngrirë”.

Ai megjithatë ka thënë të jetë skeptik për mundësinë e gjetjes së zgjidhjes, ndërsa ka shtuar se është iluzion se SHBA-ja do të heqë dorë nga kërkesa për njohjen e pavarësisë Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: