TIRANE- Një 20-vjeçare, në muajin e 5-të të shtatzënisë, e cila u bë protagoniste pak ditë më parë në emisionin ‘Me zemër të hapur’ i ka shkuar më tej historisë me ish-bashkëjetuesin e saj, i cili i deklaroi ndarjen publikisht në TV. Florida Mersela nga një fshat i Klosit i kërkon live arsyet e ndarjes Elvin Hotit, nga Dibra, i cili tashmë ndodhet në studion e emisionit për të dhënë versionin e tij.

Gjatë dëshmisë së tij i riu ka pohuar se arsyeja e ndarjes mes tyre ishte fakti se Florida nuk i respektonte familjen. Fill pas kësaj ka reaguar nga studio paralele edhe FLorida, e cila mes lotësh ka mohuar rrëfimin e ish-partnerit të saj, ndërsa shtoi se gjatë kohës që Elvini nuk ishte në shtëpi, prindrit e tij e ofendonin. Ndërkohë, pjesë e emisionit është bërë edhe babai i Elvinit, Izet Hoti, i cili me anë të një lidhje telefonike ofendoi live ish-nusen e djalit të tij, (pavarësisht se nuk ishin të martuar ligjërisht).

“Ne e kemi një zakon që kur martojmë djalin dhe duam që ata të jenë të lumtur. Pasi u njohën në Fb dhe u fejuan. Ajo nuk respektonte familje, mua, gruan time, vajzat. Nuk dinte të bënte as punë, as laj rroba. ‘Nxirri nga lavatriçja rrobat’, i thoshte Elvini, e ajo as punë. Ju kam kthyer 3 herë fjalë njerëzve të asaj, dhe ata me zor e kanë bindur. Situata nuk zgjidhej në asnjë mënyrë që çifti të jetonte më vete. Unë i thash djalit që do të jetosh me të. Më thoshte ‘jo or bab nuk më dëgjon’.”, tha ai. Më tej babai i të riut shkoi më tej, duke thënë se gjithçka ishte “Fëmija le të vijë në jetë, fëmija është i imi, i djalit tim, kurse ajo jo. Të gjitha këto shpifje janë. Nuk kam pasur arsye për ta keqtrajtuar. Ajo është mashtruese, lëshon lot krokodili. Ajo më ka ofenduar mua.”. Fill pas këtyre deklaratave të Elvinit se do të mbante përgjegjësi për fëmijën, por nuk do të kthehej më kurrë me Florindën, vajza shtatzëne është ndjerë keq, ndërsa është dashur ndërhyrja e bluzave të bardha për ta qetësuar. Mësohet se stafi i ‘News24’ ka thirrur një ambulancë për ndihmë të specializuar, e cila u kujdes për 20-vjeçaren.


Çfarë po ndodh me jetën tënde dhe Floridës?
Nuk doja që kjo histori të bëhej publike. Si gjithë të rinjtë edhe unë u lidha në FB. Më premtoi se do më bënte të lumtur dhe më pas familjen time. Pasi fola gjatë ajo më kërkoi që unë ti shkoja në shtëpi. Më kërkoi që t’i shkoja në shtëpi e ta merrja fshehurazi. Më thoshte se donte të ikte nga shtëpia dhe mos të dinin se ku ishte.

Pse e njohët në FB?
Këtë nuk e di. Ajo më thoshte që të shkoja fshehurazi. I thash se nuk do vija fshehurazi, por do vija të pija kafe. Dua të marr nuse. Pasi u tregoj prindërve që jam njohur me një vajzë në Fb dhe e dua. Shkuam në shtëpi, u fejuam dhe shumë shpejt u martuam. Por, për përderisa ishte e fejuar, qante dhe thoshte që ‘eja më merr’.

Thatë se mur u njohët të kishte propozuar që ta merrnit fshehurazi. Nuk ndihej mirë në familjen e saj?
Ky ndoshta ishte problemi. Nuk e di më tepër.

Ju çfarë i premtuat Floridës? A i keni realizuar?
Edhe unë i premtova se do kemi një familje të lumtur, me kalimin e kohës do jemi të lumtur.

Po sot kur i bëni analizë kësaj lumturie?
Më pati premtuar se do më bënte të lumtur. Prindërve u them se ‘dua të shkojmë në shtëpi ta marrim’. Kur shkova në shtëpinë time, punë 2 javës, vazhdonte të mos më bindej. Thoshte se nuk më respekton mami, babi dhe vëllezërve. Më pas vendosi që mos t’u fliste të shtëpisë time.

Po kush ishin pretendimet e saj?
Unë i thoja se pse nuk u flet. Thjesht thoshte se si më shikojnë me një sy. E pyesja se nëse të kanë thënë ndonjë fjalë. Më thoshte se ‘ti ke mendimin tënd, unë timin’. Lajmërova dhe vëllezërit.

Ishte shtatzënë kur u ndatë?
ishte në muajin e parë të shtatzënisë. Asnjë arsye nuk kishte. Veç thoshte se si më shikojnë.
Ndërhyn Florida: Çfarë janë këto fjalë. Unë i kam folur gjithmonë babanë tënd. Mami jot kur ikje në shkollë mamaja sillej keq me mua dhe më thoshte se nuk duhej t’i tregoja Elvinit.

Elvin ju thatë se e dashuronit Floridën..
Po u dashurova aq shumë sa bëra gjithçka.

E ke menduar që të jetonit veç?
Po e kam menduar. Ndaj i thoja që mi respekto familjen, se do jetojmë vetëm. U kam treguar edhe vëllezërve. Pasi vinë ata, unë ju tregoj punën. Në sy të vëllait të vet, në sy të dajës. U tregoj në shtëpi kështu është puna. u thashë a do ta bindni motrën tuaj të më respektojë mua në radhë të parë dhe të respektojë prindërit e mi. më thanë vëllezërit nuk mund ta bindim, sepse ajo kishte kokën e vet. por me ja digju fjalën ja dëgjon atij vëllait besnikut, që ishte në studio. i kam shkruar në ‘Facebook’ Besnikut dhe i kam thënë a do të flasësh me motrën që kjo gjë të shkojë mbarë. Më tha ‘do ta zgjidh unë’. I thashë ‘po të besoj’. Pas tre ditësh erdhi dhe më tha ‘për zotin nuk kam çfarë t’i bëj as unë’. Besnik i them të dola borxhit , ‘ti s’po e bind motrën tënde të më respektojë mua dhe familjen time, jam i detyruar ta sjell në shtëpi’.

Nderhyn Florida: Si më ke thënë mu, përgjigju. si më ke thënë mu. me çfarë ideje jemi nis prej shtëpie. Pse s’më lajmërove mua, me thoshe nuk të dua. merrja leckat dhe ikja. ke rrejt të parin e shtëpisë i ke thënë jam t’u shku në Greqi. e kam nisur fëmijën me dhimbje koke do ta lind me dhimbje koke. Nuk e di në çfarë gjendje është.

A ishte i planifikuar ky fëmijë?
Po ishte i planifikuar. Gjërat i menduam që në fillim po shkonin shumë mirë dhe menduan të bënim një fëmijë. pasi u ngjit me barrë ajo më thoshte ‘unë s’të pyes ty, as familjen tënde’. Ishte e tillë dhe më përpara, por më pas u bë më keq. kur u bë me barrë ajo direkt u bë më keq. së fundi nuk më dëgjonte fare.

Florida: Vëllain tim e kam marrë unë në telefon. Dhe u kam thënë që ejani se babai i vet më ofendon. Elvini më ka kapur prej krahu e më ka thënë se s’ke ku shkon se je nusja ime. Më kanë shqetësuar shumë. Më kanë kthyer burrin kundër. Shtëpisë time i kam thirrur unë.

Cili është versioni i ngjarjes Evlin?
Nuk ka prindër që i do të keqen nuses së djalit.

Keni besim te verbër për prindërit?
Po kam besim tek ata.

Po pse nuk ia respektuat vendimin Foridës?
Prindërit e mi i njoh. Dhe unë e pyesja nëse kishte arsye. Jo nuk kam arsye thoshte.

Pse nuk jetonit më vete?
Po nuk kishim të ardhura.

Cili është qëndrimi juaj i fundit?
Fjala e fundit është që: Jam i gatshëm që fëmija do ta ketë mbështetjen time. Sa për Floridën, nuk dua më të jem me të. Arsyeja është sepse nuk më respektonte mua. Unë e kam respektuar. Unë mendoj se ajo është e sëmurë.

Për çfarë është e sëmurë?
Ajo nuk mban më asgjë, tjetër më thoshte mua, tjetër bënte.

Ju thoni se ka probleme personaliteti?
Po atë mendim kam. Nuk do t’i jap mundësi kurrë më Floridës.
(ed.me/er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb