Nga Mariglen Mërtiri
Ngritja e digave mbi lumin Vjosë do t’i bëJë në një afat të shkurtër të papërdorshme HEC-et pasi sedimentet që mbledh ky lum gjatë rrugës së tij janë të shumta. Shkencëtarët që kanë përfunduar studimin e tyre disa mujor në këtë lumë flasin për një jetgjatësi të shkurtër të këtyre veprave pasi sedimentet në një periudhë rreth 20 vite do të detyrojnë një tjetër investim të madh për ta rivendosur në funksion këtë digë dhe kjo përkon me kohën kur koncesionarët kanë përfunduar shfrytëzimin e kësaj vepre dhe kalimin e saj në pronësi të shtetit.
Pocemi dhe Vjosa tashmë nuk janë vetëm emri i një lumi dhe vendi ku është menduar të ngrihet një digë, por shkencëtarët kanë gjetur dy specie të rralla të cilat janë unike në të gjithë Europën dhe në literaturën ndërkombëtare ato do të njihen me këtë emër.
Angazhimi i shkencëtarëve të huaj për të pasur një lumë në rrjedhën e tij normale dhe të pandikuar vijon, pavarësisht se pezullimi i ndërtimit të HEC-it në Pocem ka ndodhur për shkak të një vendimi gjykate i cili për herë të parë u dha të drejta banorëve dhe shoqërisë civile në pretendimet e ngritura.
HEC-et mbi Vjosë nëse do të ngrihen, për një periudhë të afërt do të dalin jashtë funksionit, pasi shkencëtarët që kanë studiuar kushtet e këtij lumi deklarojnë se transporti I zhavorrit dhe rërës do të mbush për një kohë të shkurtër këto rezervuare. Shkencëtarët nga Europa kanë zbuluar edhe dy specie të reja në këtë lumë të cilët i pagëzuan me emrin ‘Vjosa’ dhe ‘Pocemi’.
(e.f/BalkanWeb)