TIRANË- Digjet edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Ishte kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi e cila gjatë fjalës së saj në Kuvend u shpreh se ashtu si dhe në raundin e parë, në Kuvend nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për postin e kreut të shtetit.

“Komisioni konstatoi se asnjë kandidaturë nuk është depozituar në Kuvend në raundin e dytë dhe në këto kushte Komisioni në zbatim të Kushtetutës propozon mbylljen e procedurës. Votimi për raundin e radhës mbahet jo më vonë se 7 ditë”- tha Hysi.

Komisioni i Ligjeve është mbledhur sërish ditën e sotme pak minuta para nisjes së seancës ku do të mbahet raundi i dytë i procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Kur kanë kaluar rreth 20 orë nga raundi i parë, Komisioni i Ligjeve ka bërë verifikimin nëse ka kandidatë.

Kryetarja e komisionit, Vasilika Hysi, tha se nuk ka pasur asnjë emër të mbështetur nga 20 deputetë, çka do të thotë se edhe seanca e Kuvendit do të konsumojë raundin e dytë të procesit.

Sipas Kushtetutës, raundi i tretë duhet të zhvillohet brenda një jave dhe për zgjedhjen e Presidentit duhet të votojnë 84 deputetë pro.

Dje u zhvilluar raundi i parë ku komisioni i ligjeve i paraqiti raportin parlamentit, ku thuhej se nuk kishte asnjë kandidat duke ezauruar kështu raundin e parë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb