FIER– Një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre janë djegur në Patos të Fierit. Nga flakët janë djegur dhjetëra rrënjë ullinj, ndërsa rrezikohen edhe disa banesa pranë.

Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet nëse zjarri është i qëllimshëm.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: