Nga: Brikena Metaj

GJIROKASTER- Gjirokastra do të jetë për herë të parë mikpritësja e aktiviteteve të këtij viti që do të zhvillohen me rastin e Ditës së Evropës. Pohimi ka ardhur nga vetë ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, e cila ka qenë në qytetin e gurtë ku është takuar me kryebashkiaken e qytetit Zamira Rami dhe ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, për të diskutuar mbi kalendarin e veprimtarive që do të zhvillohen në datën 6 maj.

Eventi për Ditën e Evropës është parashikuar të mbahet në kalanë e qytetit, edhe pse detajet e aktiviteteve mbeten ende të panjohura për publikun.

Organizimi i aktiviteteve për Ditën e Evropës është një tjetër mundësi e artë promovimi për qytetin e UNESCO-s, që së shpejti pritet të çelë edhe sezonin e vet turistik, ndërsa parashikimet e këtij viti flasin për një shifër të ndjeshme në rritje të turistëve vendas e të huaj që kanë vizituar Gjirokastrën.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: