TIRANE– Në ditën ndërkombëtare të Tokës, ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili është shprehur se Toka dhe ekosistemet e saj janë banesa jonë dhe duhet të respektohen. Me rastin e kësaj dite, Vasili ka mbjellë disa pemë.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Tokës. Toka dhe ekosistemet e saj janë banesa jonë dhe është e nevojshme që me çdo mjet të promovojmë harmoninë me natyrën dhe Tokën.
Me fjalë të tjera, keto sa thashë më sipër i shpreh Rezoluta A/RES/63/278, që 22 prillin, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e njeh si “International Mother Earth Day”.
Edhe 12-vjetorin e LSI-së, shtatorin e kaluar, përmes të mbjellave ne ia dedikuam kujdesit ndaj Tokës”- ka shkruar Vasili në Facebook.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: