Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Djathi, gjalpi dhe ajka parandalojnë sëmundjet e zemrës

26235236-655x356

Ushqimet me yndryrna si djathi, gjalpi dhe ajka konsiderohen shpesh herë si shkaktarë të sëmundjeve të zemrës, por sipas një studimi të ri, një dietë me përqindje të lartë të yndyrnave të ngopura në fakt mund të sjellë përfitime të rëndësishme shëndetësore.

Nëse konsumoni më shumë ushqime me yndyrna të larta natyralisht ndërkohë që kufizoni sasinë e karbohidrateve, nuk rrisni nivelin e kolesterolit të dëmshëm, zbuluan shkencëtarët nga Universiteti i Bergen në Norvegji,

Simon Dankel, i cili drejtoi studimin, tha për Independet se kërkimet treguan se organizmi i njeriut mund t’ja dalë më së miri me yndyrnat si një burim kryesor energjie.

“Njerëzit thonë: Nuk mund të humbasësh në peshë, nuk mund t’i nënshtrohesh një diete me yndyrna të ngopura. Por në këtë kontekst, ne shohim një përgjigje shumë pozitive të metabolizmit. Ju mund të bazoni energjinë tuaj në dietën që ndiqni, karbohidrate apo yndyrna. Nuk përbën një diferencë të madhe”, u shpreh Dr.Dankel.

Është e këshillueshme që njerëzit të konsumojnë sa më pak ushqime me yndyrna të ngopura, pasi një dietë e pasur me këto yndyrna mund të rrisë nivelin e kolesterolit në gjak.

Meshkujt rekomandojnë të hanë jo më shumë se 30 g yndyrna të ngopura në ditë, dhe gratë jo më shumë se 20 g.

Në studim u përfshinë rreth 40 burra me peshë mbi mesataren, dhe doktor Dankel tha se ata u monitoruan gjatë gjithë kohës, teksa kanë ndjekur një dietë të kujdesshme.

Në përfundim të studimit rezultoi se personat që konsumonin më shumë gjalpë dhe ajkë ulnin rrezikun ndaj sëmundjeve të lidhura me obezitetin si presion i lartë i gjakut dhe diabeti.

(BalkanWeb)



Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.