SHBA- Sulmi amerikan ndaj forcave qeveritare në Siri ka ngjallur shpresë tek njerëzit.
“Assad i bëri llogaritë gabim këtë herë”, ka thënë një punëtor i ndihmave humanitare nga qyteti jugor turk i Gaziantep – Përgjigja e SHBA¬-së në këtë moment ka qenë një shuplakë që mund të ndryshojë çdo gjë në Siri”.

Qusai Zakaria, një aktivist sirian që mbeti i plagosur në sulmin kimit në Moadamiya, tha për Telegraph: “Unë do t’ia vë emrin djalit im Donald, nëse do kem një. Ai është një hero. Ai ka b***”

siriani

“Kjo gjë do t’iu japë njerëzve shpresë. Është gjithçka për shpresën”, tha ai nga Uashingtoni ku jeton tani. “Kjo është një ndryshim loje, është një erë e re që tregon se Amerika do të bëjë diçka. Tregon se ka vija reale të kuqe në Siri. Siç thotë Donald Trump. Kjo është e tepërt”, tha ai.

Një tjetër i mbijetuar i sulmit kimi në Idlib, në veri të Sirisë tha se ai shpreson që raketat amerikane t’i japin fund sulmeve ajrore të qeverisë siriane dhe të krijojnë një zonë të sigurt për civilët.

Alaa al-Youssef, 27 vjeç rezident në Khan Sheikhoun, i cili humbi rreth 19 anëtarë të familjes së tij tha se sulmi me raketa SHBA “lehtëson një pjesë të vuajtjeve tona”, por ka frikë se ai do të jetë vetëm një ndërhyrje “estetike” për të ruajtur fytyrën.

femije siri ok

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: