KORÇË- Vështirë ta besosh por një ushtar nga Korça, nuk e ka duruar dot dhimbjen që i ka shkaktuar ndarja me të dashurën, duke tentuar t’i japë fund jetës mëngjesin e sotëm.

Ky që shihni në fotot është 28-vjeçari Erald Seiti nga fshati Goskovë i Korçës që piu fostoksinë në kushte të rënduara psikologjike.
17359201_728128970694652_393651386014807984_o
Ndërsa nuk dihen ende shkaqet pse është ndarë nga e dashura, me të cilën duket se i ka fshirë fotot edhe në rrjetin social Facebook, atje ku shfaqet edhe me uniformë ushtarake, policia e Korçës po heton për ngjarjen.

Në profilin e tij në Facebook i riu ka statuse të ndryshme ku shpreh simpatinë për futbollistë të caktuar e ndjek ndeshje futbolli, por jo vetëm kaq. Mes postimeve të tij ka edhe shprehje dashurie.

“Do vijë një kohë kur të më thuash të dua, por unë do të them të desha”.erald seiti

I riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, ndërkohë që gjendja e tij paraqitet e rëndë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: